vizita e melonit daci pas tensioneve me greqine po perplasemi te italia 64dfc4afcbe03

Vizita e Melonit, Daci: Pas tensioneve me Greqinë, po përplasemi te Italia

August 18, 2023
1 minut lexim

Politologu Alban Daci ishte këtë të premte i ftuar në euronews Albania ku ndër të tjera ka komentuar edhe vizitën e kryeministres italiane Georgia Meloni.

Ai tha se duket se historia po përsëritet pasi sa herë që dështojnë apo nuk shkojnë siç duhet negociatat mes Shqipërisë dhe vendeve ballkanike, ne drejtohimi sërish nga Italia.

Politologu tha gjithashtu se vizita e kryeministres Meloni vjen si pasojë e disa zhvillimeve, nga një anë marrëdhëniet e tensionura mes Athinës zyrtare dhe Shqipërisë, e nga ana tjetër Erdogan që shfaqet gjithnëj e më shumë në krah të Putinit, po bëjnë që të krijohen lëvizje të reja në Ballkan.

“Po përsëritet pak a shumë historia e Ahmet Zogut. Ne bëjmë flirt me Serbinë apo Jugosllavinë dhe kur këto flirte dështojnë për interesat e shqiptarëve, ne përplasemi te Italia si një nga fuqitë më të mëdha botërore dhe europiane, jo vetëm ballkanike.

Mendoj që pas dështimit të Open Balkan i cili erdhi si pasojë e krizës në Kosovë dhe nënkuptoi se nuk kishte asnjë lloj peshe as për të negociuar dhe as për të garantuar paqen në rajon.

Për shkak të situatës jo të këndshme me Athinën të cilët çdo një javë vijnë para gjykatës dhe kërkojnë lirimin e Belerit. Italia dhe Greqia janë dy vende të bashkimit europian që kërkojnë të kenë influencë në Ballkan dhe në mesdhe, për shkak të faktit se nga ana tjetër vetë Erdogan gjithnjë e më shumë po paraqitet si aleat me Putinin, këto rrethana po sjellin që historia të përsëritet dhe për këto motive unë mendoj se ishte edhe vizita e Melonit”,-tha Alban Daci.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

avokati berisha kercenimi nga militanti i vv se lidhet me mendimet e mija kunder pushtetit 64dfc30c82c7e
Story i mëparshëm

Avokati Berisha: Kërcënimi nga militanti i VV-së lidhet me mendimet e mija kundër pushtetit

vmro dpmne sot kovacevski duhej te kerkoje falje per genjeshtrat se ka shumice ne kuvend 64dfc8a59b811
Story i radhës

VMRO-DPMNE: Sot Kovaçevski duhej të kërkojë falje për gënjeshtrat se ka shumicë në Kuvend

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë