Vizita e Brnabiç në Veri të Kosovës, policia merr masa të rrepta: “Paralizohet” lëvizja

1 minut lexim

Ditën e sotme kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, do të zhvillojë një vizitë në Veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të kësaj vizite, do të bllokojë disa rrugë për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Teksa Bërnabiç viziton veriun e Kosovës, zëvëndës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do ta vizitojnë Luginën e Preshevës./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedoni, 8 shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Story i radhës

Alibeaj takim me deputetët e PD-së para nisjes së sesionit të ri parlamentar

Të fundit nga