Vizita e Albin Kurtit në Çair e Tetovë, flet Ali Ahmeti

min lexim

 

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ditë më parë në Çair dhe Tetovë, ka trazuar skenën politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Pas vizitës ka pasur reagime nga krerët politik maqedonas si dhe nga presidenti ti Maqedonisë së Veriut. Reagime të ashpëra ka pasur edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic i cili tha se ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”.

Në lidhje me këto reagime dhe vizitën e Kurtit në Tetovë e Çair, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë për TS u shpreh se të gjithë kryeministrat shqiptarë janë të mirëseardhur në këto treva ku jetojnë shqiptarët.

“Vizitat e kryeministrave shqiptarë në këto troje shqiptare janë të mirëseardhura. Unë kam vizituar e më kanë vizituar të gjithë e veçanërisht politikan të Kosovës të cilët i kam pasur bashkëluftëtarë sepse unë kam vepruar në ilegalitet për një kohë të gjatë dhe njihem me të gjithë dhe kam raporte të mira si me Vetëvendosjen po ashtu edhe me PDK, LDK dhe të gjitha të tjerat. Nuk kam çfarë të shtoj le të vin e të shkojnë kur të dojnë janë të mirëseardhur” tha  kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për TetovaSot./TS/

 

Story i mëparshëm

Tottenham në epërsi ndaj Brentford!

Story i radhës

Kreta nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti i fortë

Të fundit nga