vizioni i microsoft per te ardhmen ne te gjithe do te jemi shefa te punetoreve virtuale 6811bc6803889

Vizioni i Microsoft për të ardhmen: Ne të gjithë do të jemi shefa të punëtorëve virtualë

April 30, 2025
min lexim

Po vijnë lajme të mira për të ardhmen! Microsoft parashikon që në të ardhmen, për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale, të gjithë do të bëhemi ‘shefa’ të punonjësve virtualë.

Kompania teknologjike parashikon shfaqjen e një lloji të ri biznesi, të ashtuquajturat |kompani të kufirit“ (frontier firm), ku punonjësit njerëzorë do të menaxhojnë agjentë autonomë të inteligjencës artificiale për të kryer detyra.

Microswft parashikon se të gjithë do të bëhen shefa të agjentëve.

Me rritjen e numrit të agjentëve në fuqinë punëtore, do të shohim rritjen e shefit të agjentëve – dikush që ndihmon, delegon dhe menaxhon agjentët për të rritur ndikimin e tyre dhe merr kontrollin mbi karrierën e tij në epokën e inteligjencës artificiale“, thotë Jerard Spataro, një nga drejtuesit e Microsoft.

Nga bordi drejtues deri te të gjitha pjesët e tjera të kompanive, çdo punonjës do të duhet të mendojë si një CEO i një startapi me agjentët në dispozicion“, shton Spataro.

Microsoft, i cili është një nga financuesit kryesorë të kompanisë OpenAI, krijuesi i ChatGPT, parashikon që çdo organizatë biznesi në pesë vitet e ardhshme do të bëhet një “kompani e kufirit”. Ata besojnë se këto entitete biznesi do të jenë “shumë më të ndryshme” nga ato që janë sot dhe do të jenë të organizuara rreth “inteligjencës sipas kërkesës”.

Këto kompani do të rriten më shpejt, do të funksionojnë më shpejt dhe do të krijojnë vlerë më shpejt“, tha kompania.

Ata gjithashtu parashikojnë se shfaqja e një klase shefash të inteligjencës artificiale do të ndodhë në tre faza.

E para, çdo punonjës do të ketë një asistent virtual. Pastaj, agjentët e inteligjencës artificiale do t’i bashkohen grupeve si “kolegë digjitalë“ dhe do të kryejnë detyra specifike.

Më në fund, njerëzit do të përcaktojnë udhëzimet dhe detyrat për këta agjentë, të cilët do t’i kryejnë ato në mënyrë autonome, ndërkohë që shefat e tyre do t’i mbikëqyrin sipas nevojës.

Për shembull, në rolin e punonjësve në zinxhirin e furnizimit, “Microsoft” thotë se agjentët do të mund të kryejnë të gjitha detyrat logjistike, ndërkohë që njerëzit do të udhëheqin sistemin dhe do të menaxhojnë marrëdhëniet me furnizuesit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi ditor e merkure 30 prill 2025 6811a4847e43a
Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e Mërkurë 30 Prill 2025

si rekrutoi inteligjenca ruse te burgosur per luften ne ukraine 6811befbc05f2
Story i radhës

Si rekrutoi inteligjenca ruse të burgosur për luftën në Ukrainë

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë