vivaldi integron proton vpn ne shfletuesin desktop 67e557e8467d7

Vivaldi integron Proton VPN në shfletuesin desktop

March 27, 2025
1 minut lexim

Vivaldi dhe Proton kanë bashkëpunuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e shfletuesit të navigojnë në internet në mënyrë private pa pasur nevojë të shkarkojnë dhe instalojnë një VPN.

Prej ditës së sotme, versioni pa pagesë i Proton VPN është integruar direkt në shfletuesin Vivaldi dhe mund të aksesohet duke u kyçur në një llogari Vivaldi.

Aktualisht funksionaliteti është i disponueshëm vetëm në versionin desktop të Vivaldi. Versioni pa pagesë i Proton VPN lejon përdoruesit të lidhen me serverët në pesë shtete të ndryshme dhe ofron shpejtësi mesatare VPN-je.

Vivaldi proton vpn

Përdoruesit e Vivaldi mund të kalojnë në versionin me pagesë të Proton VPN për 10 dollarë në muaj. Në këmbim ata marrin shpejtësi më të lartë interneti dhe mundësinë për të zgjedhur serverë në 110 shtete të ndryshme.

Nuk është diçka unike për një shfletues të integrojë veçoritë e një VPN-je. Microsoft bën të njëjtën gjë me shfletuesin Edge me Edge Secure Network VPN.

Nga ana tjetër Proton VPN mund të integrohet në shfletuesit e tjerë të uebit si Chrome dhe Firefox përmes shtojcave. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjendet trupi i gruas se zhdukur ne vitin 1983 67e5551b3e39c
Story i mëparshëm

​Gjendet trupi i gruas së zhdukur në vitin 1983

drita po e demolon gjilanin ne 45 minutat e para 67e558d8953b8
Story i radhës

Drita po e demolon Gjilanin në 45 minutat e para

Të fundit nga

Adaptohet qeni i 1000-të në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të martën, me një ceremoni do të bëhet adoptimi i qenit të 1000-të në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak të Kryeqytetit. Ky aktivitete do të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë