Vivaldi integron Mastodon në shfletues

December 12, 2022
1 minut lexim

Mastodon ka fituar popullaritet që kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter. Menjëherë pas marrëveshja u bë zyrtare, Vivaldi u bë shfletuesi i parë që krijoi instancën e vet të Mastodon quajtur Vivaldi Social.

Tashmë shfletuesi njoftoi se ka vendosur të integrojë platformën në panelin anësor të shfletuesit desktop duke u dhënë përdoruesve një mënyrë të lehtë për të parë postimet dhe llogaritë që ndjekin.

Alternativa e Twitter ka ngjashmëri të madhe me rrjetin social të Elon Musk. Ndryshe prej Twitter i cili është një entitet i vetëm, Mastodon është një shërbim i decentralizuar që funksionon mbi një protokoll open-source.

Përdoruesit mund të krijojnë dhe menaxhojnë serverët e tyre ose siç quhen ndryshe instanca ku të tjerë mund tu bashkohen dhe Vivaldi Social është një prej tyre.

Instancat mund të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe njerëzit nga serverë të ndryshëm mund të ndjekin dhe shohin postimet e njëri-tjetrit.

Me përditësimin më të fundit të shfletuesit, përdoruesit tashmë mund të gjejnë Vivaldi Social në panelin anësore si dhe çdo instancë Mastodon që ata dëshirojnë.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaferi: Mbështesim marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Story i radhës

​Rregullatori gjerman i energjisë u kërkon konsumatorëve të kursejnë më shumë gaz

Të fundit nga

ShkoLartë