Vitina: Mexhiti lavdërohet me projektet e siguruara nga qyteti i Shkupit, 5 muaj nuk ka asnjë projekt të vetin

November 24, 2024
1 minut lexim

Është e turpshme përpjekja për plasimin e të pa vërtetave nga ana e Izet Mexhitit i cili padyshim që pas 5 muajsh që nuk ka asnjë projekt të vetin, duhet të lavdërohet me projektet e siguruara nga qyteti i Shkupit.

Ministri Mexhiti nuk ka asnjë kontribut që qyteti i Shkupit të marrë 6 autobusë, as nuk e ka ndihmuar qytetin në ndonjë segment tjetër për t’u përballur me ndotjen, edhe pse është në një nga 14 institucionet që kanë kompetenca për të vepruar, njoftojnë nga qyteti i Shkupit.

“Punonjësit e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit kanë meritat, aplikuan dhe ky projekt është rezultat i punës së tyre të përkushtuar, me të cilin Bashkimi Evropian financon 6 autobusët për qytetin. Gjashtë autobusët ekologjikë janë rezultat i projektit për të cilin Qyteti i Shkupit ka aplikuar në BE, në të cilin sektori i bashkëpunimit ndërkombëtar ka punuar në mënyrë aktive për 2 vjet, ndërsa prokurimi është bërë nga UNOPS. Me këtë projekt, përmes mbështetjes së BE-së, për Qytetin e Shkupit janë siguruar gjashtë autobusë ekologjikë CNG, janë duke u ngritur breza të gjelbër urban me mbi 3000 pemë, përfshirë edhe parkun Mega në Karposh, ku së shpejti do të vendosen 1000 pemë dhe është duke u përgatitur edhe studimi i fizibilitetit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit të ngrohtë në Shkup. Të gjitha segmentet e projektit synojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup dhe Maqedoni”, ka sqaruar Irena Vitina, këshilltare në Këshillin e Qytetit të Shkupit. /tv21

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: Alarmi që po na merr jetët e fëmijëve ka emër dhe mbiemër, ai quhet: Rrjete Sociale!

Story i radhës

Ganiu uron 35 vjetorin e Shvercerave: Zemra dhe shpirti i F.C Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë