Vitin e kaluar 116 persona humbën jetën në aksidente në Maqedoninë e Veriut

November 20, 2022
1 minut lexim

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar në aksidente trafiku kanë humbur jetën 116 persona. Viktimat dhe lëndimet në rrugë janë ngjarje të papritura dhe traumatike, ndikimi i të cilave është afatgjatë. Prandaj, le të inkurajojmë vetëdijen e pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion, dhe në këtë mënyrë të reduktojnë aksidentet në komunikacion, të cilat do të zvogëlojnë numrin e të vdekurve dhe të lënduarve. Ndaloni vdekjet në rrugë.

Ky është mesazhi dhe apeli i Këshillit Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

Kjo ditë festohet çdo vit, në javën e tretë të nëntorit, dhe i kushtohet miliona të vrarëve apo të plagosurve në aksidente trafiku në rrugët e botës dhe familjarëve të tyre, si dhe të gjithë atyre që përballen me pasoja fizike apo psikologjike të aksidenteve të trafikut.
Çdo vit, në botë, rreth 1.3 milionë njerëz humbin jetën në aksidente trafiku, dhe rreth 50 milionë njerëz lëndohen. Përveç kësaj, pasojat e aksidenteve të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e të paktën katër të tjerëve nga mjedisi i secilës viktimë. Prandaj, kjo ditë synon të kujtojë njerëzi për personat që kanë pësuar në aksidente trafiku, t’i përkujtojë ata, por edhe të ndërgjegjësojë të gjithë në mënyrë që ata të mendojnë për përgjegjësinë e tyre, si dhe për pasojat e aksidentet e trafikut, thekson KPSKRR.

Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve të Trafikut festohet që nga viti 1993 dhe në vitin 2005 OKB-ja e shpalli atë Ditë Botërore, e cila festohet çdo të dielë në javën e tretë të nëntorit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Avionët turq goditën 89 objektiva të PKK-së në veri të Irakut dhe Sirisë

Story i radhës

Ja çfarë u fol në mbledhjen 11 orëshe të BDI-së!

Të fundit nga

ShkoLartë