Vitia për rastin në Malishevë: Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa

August 23, 2023
1 minut lexim

Për rastin e fundit që ndodhi në Malishevë, me vdekjen e një të reje nga komplikimi i dhëmbit, ka reaguar edhe ministri Arben Vitia.

Ai ka bërë të ditur se ka “kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa”.

Postimi në Facebook:

Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e gruas 35 vjeçare në Malishevë teksa priste të mjekohej.

Ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit.

Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa.

Në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë.

Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes që humbi më të dashurën e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A mund ta bllokojë procesin e integrimit për rastin ‘Beleri’? Gjipali: Situata komplikohet nëse Greqia merr mbështetje

Story i radhës

Dy shkupjanë dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 18 vjeçe

Të fundit nga

ShkoLartë