Vitia pa paga, mësimdhënësit kërcënojnë me grevë brenda dy dite

October 3, 2024
1 minut lexim

Mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në komunën e Vitisë, janë të vetmit që nuk kanë marrë pagat e muajit shtator në Kosovë, andaj të njëjtit janë gati të hynë në grevë. Ministria e Financave dhe Komuna e Vitisë ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Nxënësit e shkollës “ Dëshmorët e Vitisë” në po këtë komunë, mund të zhvillojnë mësimin e rregullt të paktën edhe dy ditë.

Kjo pasi që mësimdhënësit e tyre, pritet të hynë në grevë nëse nuk marrin pagat për muajin e kaluar, e që janë të vetmit në tërë Kosovën.

Kështu thotë se u paralajmërua drejtori i kësaj shkolle fillore.

“Me keqardhje, një pjesë e punëtorëve tash edhe kamata nëpër kredi iu llogaritët, deklarohen se brenda 2-3 dite, nëse nuk iu ekzekutohen pagat kanë më hy edhe në protesta ose greva,” tha për Dukagjinin Qemajl Hyseni, drejtor i shkollës “ Dëshmorët e Vitisë”.

I njëjti thotë që nga punëtoret e tij, përfshirë edhe ata teknik kanë thënë se nuk kanë mjete as për të dal në punë.

“Një pjesë e stafit mbështetës, janë në gjendje financiare më të rëndë, ata thonë se nuk kanë naftë për të ardh në punë,” shtoi Hyseni.

Nga Ministria e Financave nuk dhanë kohë se kur do të zgjidhet ky problem.

Ata thanë se përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fero: “E di që ju mungon muzika jem ma shumë se ish-at”

Story i radhës

OKB-ja e quan “deklaratë politike” ndalimin e Guterresit për të hyrë në vend

Të fundit nga

ShkoLartë