​Vitia e Salahi dakordohen që të vazhdojë bashkëpunimi në shëndetësi

January 13, 2023
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim Zeinah Salahi, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë, me të cilën biseduan për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.

MSh-ja ka bërë të ditur se Vitia e ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë edhe gjatë kohës së Covid-19 përmes UNICEF-it dhe në partneritet me MSh.

Gjithashtu, Ministri Vitia falënderoi USAID-in për mbështetjen që është duke i ofruar Ministrisë së Shëndetësisë përmes ekspertëve të DAI-së në ngritjen e performancës së institucionit.

Të dy palët u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi në fushat aktuale dhe mundësitë e zgjerimit në të ardhmen.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I arrestuar për Inceneratorin e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon për vdekjen e Enver Sheshit

Story i radhës

Një javë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë