Viti 2022 jo i lehtë për shoqërinë shqiptare, Binjaku: Të rinjtë janë të demotivuar

min lexim

Vitit 2022 ka shënuar një largim masiv të të rinjve jashtë vendit, që sipas sociologes Entela Binjaku lidhet me demotivimin e tyre për të pasur atë që i duket se Shqipëria nuk mund t’ia ofrojë.

Nga studio e RTV Ora me spikere Katerina Hysenllari, ajo thekson se kriza ekonomike ka pasur një ndikim të ndjeshëm në të gjithë popullsinë duke reflektuar një jetesë potencialisht më pak të lumtur.

“Të rinjtë largohen sepse nuk shohin kurrfarë perspektive të cilësisë së jetës së tyre, aty ku jetojnë, largohen për shkak se provojnë, provojnë të gjejnë veten në një treg pune që i shpërblen pak, provojnë të punësohen aty ku ata kanë aspiruar ose ku ndoshta kanë edhe ndonjë thirrje të brendshme dhe nuk e gjejnë atë mundësi, largohen sepse shohin që bashkëmoshatarët e tyre që përherë përbejnë një lloj rivaliteti në heshtje, sidomos kur këta bashkëmoshatarë gëzojnë disa të mira materiale që të tjerë nuk e kanë mundësinë ti sigurojnë, largohen sepse edhe nëse diplomohen e dinë që diploma më tregun e punës fare pak ju përgjigjen, largohen sepse edhe nëse duan të jetojnë jetën të ndërtojnë celulën e tyre familjare, e kanë tejet të vështirë të sigurojnë një shtëpi, një banesë, një strehë dhe po kaq të vështirë të sjellin në jetë një fëmijë, rritja e të cilit ka koston e vet.”

Megjithatë atmosfera në prag të ndërrimit të viteve duket sikur na bën më të ndjeshëm e të kujdesshëm me njëri tjetrin.

“Shumë herë flitet për magjinë që ka festa, mos harroni se entuziazmi dhe optimizmi, përgjithësisht është ngjitës, pra manifestohet dhe përcillet nga njëri tek tjetri. Ne bëhemi të butë për festa.”

Nënat shqiptare janë ato që me fanatizëm e kursim përpiqen që të mos i mungojë asgjë tryezës.

“Është në psikikën tonë shoqërore që nata e ndërrimit të vitit të ri duhet të na gjejë me bollëk, tavolinës të mos i mungojë asgjë, që nga arrat e thyera deri tek ato palat e fiqve, që na vijnë si reminishencë nga periudha e para viteve ‘90, për shkak se ishin shumë të pakta e vetëm për festa mund ti kishim.”

Roli i saj në familje është i njohur kryesisht për rritjen e fëmijëve dhe kujdesin ndaj punëve të shtëpisë, por vihet re ndërgjegjësimi për t’u bërë të pavarura ndaj burrave të tyre, jo vetëm ekonomikisht.

Gruaja shqiptare sot është në pozita shumë më të mira seç ka qenë, ka mbërritur në disa stade ku 10,15 vite më parë nuk mund të ishte, ekonomikisht ka filluar të pavarësohet dhe kërkon më shumë nga vetja ose nga jeta. Kjo është njëra anë e medaljes, tjetra është se gruaja shqiptare gjatë 2022 është bërë shpesh objekt i kronikave të zeza.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Guardiola: Pele bëri gjëra të mëdha, por Messi është më i miri në histori

Story i radhës

​Kurti numëroi sukseset e Qeverisë: Buxheti i shtuar për ushtri një e arritur e madhe

Të fundit nga