Visari u lind në Libinë e diktatorit Gaddaf, u rrit në Kosovë dhe jeton në Kanada 

July 20, 2022
1 minut lexim

Jeta është përplot sfida! Një jetë interesante është edhe e ish volejbollistit Visar Alimehaj! 

Djaloshi u lind në Tripol të Libisë dhe rreth moshës 7-vjeçare kthehet në Kosovë përkatësisht në fshatin Lybeniq të Pejës. 
Klasën e parë e filloi në Tripoli, por gjysmëvjetorin e dytë e kishte vazhduar në Lybeniq. 
Kush është Visar Alimehaj? 

Ish volejbollist dhe ish nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, një kohë edhe ish drejtor KV Peja.

Visari është një djalë shembullor dhe i pari që alarmoi opinionin për abuzime seksuale në sportin e Kosovës. 

Djaloshi që sot ka 37 vite, jeton e vepron në Kanada dhe është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Arteve Marciale.

Sot ka promovuar librin: “E drejta sportive në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport – CAS”.

Një libër me shumë domethënie dhe që i ka munguar shtetit të Kosovës. 

Jeta e tij është me peripeci por edhe me të arritura të shumta në sferën arsimore dhe sportive.

Nga nëntori i vitit 2021 filloj punën si Koordinator i Programeve në Federatën e Volejbollit të Kanadasë, Volleyball Canada & Volleyball BC në Vancuver, Kanada.

Një personalitet i veçantë, i guximshëm dhe që shijon vitet e para të jetës në Libinë e diktatorit Muammar Gaddafi. 

Alimehaj tha për gazetën kombëtare “Bota sot” edhe pse ka lind në Libi, nuk e ka nënshtetësinë e këtij shteti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Konfiskohet një sasi pijesh të kontrabanduara nga Serbia

Story i radhës

​KEK tregon pse është ndalur Njësia A-5

Të fundit nga

ShkoLartë