visar ganiu plani i taravarit per lista te ndara eshte ajo qe e kerkonte bdi ja per ta percare vlen in 6802b7b83a50a

Visar Ganiu: Plani i Taravarit për lista të ndara është ajo që e kërkonte BDI-ja për ta përçarë VLEN-in

April 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Visar Ganiu, ka bërë një deklaratë të fortë në edicionin e lajmeve në Alsat M, duke zbuluar se ideja për të garuar me lista të ndara në zgjedhjet lokale ishte shpalosur fillimisht nga Arben Taravari, madje që dy muaj më parë në takimet e brendshme të koalicionit.

“Idenë që të shkojnë me lista të veçanta Taravari qe dy muaj e kishte shpalos në takimet tona, dhe ne aty kemi pasur debat rreth kësaj, ku me argumente e kemi bindur edhe Taravarin që kjo nuk është për të mirën e VLEN-it, për shkak se kjo i prin përçarjes së VLEN-it,” u shpreh Ganiu.

Ai theksoi se është sqaruar edhe në mënyrë teknike dhe strategjike se një veprim i tillë do ta dëmtonte rëndë koalicionin: “Prej partive të mëdha, nëse bëhemi më tepër lista, na nxjerr te partitë e vogla dhe humbim në atë drejtim. Edhe praktikisht kemi tregu se ashtu nuk mund të funksionojmë, sepse nëse ne i kemi 4 lista, 4 shtabe, plus kandidati që do të kandidojë, bëhen pesë, atëherë do të dominonin simbolet e krejt partive dhe jo e VLEN-it.”

Ganiu ka theksuar se një qasje e tillë është pikërisht ajo që, sipas tij, ka dashur BDI-ja: “Kjo është tipike ajo që e kërkonte BDI-ja, ta përçajë VLEN-in.”

Pavarësisht se ky debat, sipas tij, ishte konsumuar dhe ishte arritur mirëkuptim për të garuar të unifikuar, Ganiu shprehet i habitur nga vendimi i fundit i grupit të Taravarit: “Ishim të habitur kur në mbledhjen e fundit ata dolën me vendim për të shkuar me lista të hapura për këshilltarë.”

Deklarata e Ganiut hedh dritë mbi përplasjet e brendshme në koalicionin opozitar dhe zbulon përpjekjet për ruajtjen e unitetit përballë sfidave të ardhshme politike.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

aksident i rende ne rrugen magjistrale kercove gostivar video 6802b7b83a290
Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar (VIDEO)

ibrahimi takon kryesine e deges se aaa se ne tetove 6802b7bb445ff
Story i radhës

Ibrahimi takon kryesinë e degës së AAA-së në Tetovë

Të fundit nga

Big Mama p*shtyn dhe shan në serbisht Albën

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP 2”, ku një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy fermerëve: Big Mama dhe Alba. Përplasja mes tyre mori përmasa shqetësuese, kur
ShkoLartë