Visar Ganiu ndan dhuratë për foshnjën e parë të lindur në 2025

January 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 janar – Foshnja e parë për vitin 2025 është një vajzë e bukur, e quajtur AYA, e cila ka ardhur në jetë në orën 00:01 në spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza”, duke u bërë simbol i fillimit të mbarë për vitin e ri.

“AYA është dhurata më e bukur për nënën e saj, zonjën Imran Ismail Etem, e cila gëzon shëndet të mirë pas një lindjeje cezariane të suksesshme. Sot, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Taravari, zv/ministrin e Shëndetësisë dhe Politikës Sociale, pata kënaqësinë të vizitoj këtë familje dhe të ndaj emocionet e këtij momenti të veçantë. Ishim të mirëpritur ngrohtësisht nga drejtoresha e spitalit, znj. Pranvera Izairi, dhe stafi i përkushtuar i spitalit, të cilët kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi”, theksoi Visar Ganiu, kreu i komunës së Çairit.

Sipas tij, për të shënuar këtë moment të veçantë, Komuna e Çairit i ka dhuruar një vauçer prej 30.000 denarësh familjes, si një shenjë simbolike për mirëqenien e foshnjës dhe një fillim të mbarë për jetën.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga sot rryma elektrike më shtrenjtë për 0.92% – mbetet tarifa e lirë ditore!

Story i radhës

Sherr me thika në Tiranë mes dy fqinjëve, babë e bir përfundojnë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë