Visar Azemi, i cili së fundi i është bashkangjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke u pritur jashtëzakonisht mirë nga strukturat e LDK në Ferizaj.
Si duket kjo do të kurorëzohet me zgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege të partisë, mëson Klan Kosova.
“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”, ka thënë Abdixhiku për Azemin.
Zgjedhja e Azemit pritet të ndodh në fillim të javës tjetër.