Visar Azemi për skandalin e tenderëve në Ferizaj: Duhet të ketë dënime me burg e jo gjoba me para

min lexim

Visar Azemi nga LDK ka thënë se rasti i kompanive Altini e Besa kanë nxjerrë në pah integritetin e pushtetit në menaxhimin e tenderëve publikë dhe parasë publike në Ferizaj.

Ai ka shtuar se këto dy kompani kanë vepruar në koordinim me pushtetin dhe kanë mashtruar.

Rasti i kompanive Altini e Besa, nxjerrin në pah integritetin e këtij pushteti në menaxhimin e tenderëve publik dhe parasë së qytetarëve të Ferizajit. Të dyja kompanitë, duke vepruar në koordinim me pushtetin dhe me njëra tjetrën, kanë mashtruar e përfituar shuma të mëdha të parave në kurriz të qytetarëve dhe taksave të tyre.”

Sipas Azemit, kjo nuk është hera e parë “që pushteti komunal ndihmon bizneset për të përfituar jashtëligjshëm, dhe si rezultat, ato përfundojnë para gjykatës”.

“Tani, kemi një biznesmen që pranon fajësinë për dhjetëra tenderë të fituar në mënyrë të dyshimtë në Ferizaj dhe i njëjti nuk dënohet me burgim por me gjobë. Pra, për veprën që dënohesh deri në 5 vite burg, atij i japin një gjobë 5 mijë euro! Është e papranueshme që individë me lidhje të ngushta politike e familjare të përfitojnë nga tenderët milionësh, veçanërisht kur dyshimet për korrupsion janë të qarta.  Duhet hetim i pakompromis dhe ndëshkime meritore për të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin.”

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

Story i radhës

Rina Balaj magjeps me dukjen e saj elegante

Të fundit nga