Vilmots shprehet se dëmtimi i Lukaku nuk është i ngjashëm me atë të Karim Benzeman

November 22, 2022
1 minut lexim

Trajneri i kombëtares belge te futbollit Marc Wilmots edhe pse nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, në dy takimet e para të botërorit, ka vendosur ta marrë me vete lojtarin. Ai shprehet se me sulmuesin po punohet mirë nga stafi mjekësor, për ta patur në dispozicion për ndeshjen e tretë në grup e më pas, në rast kualifikimi, në sfidat e radhës.

Vilmots shprehet se dëmtimi i Lukaku nuk është i ngjashëm me atë të Karim Benzeman dy ditë para fillimit të botërorit, që më pas nuk u grumbullua nga Franca. “Franca ka ende mjaft sulmues të tjerë, si Mbappe, Griezmann, Giroud, Dembele e Conan.

Ndërsa ne kemi vetëm dy lojtarë të tjerë si Lukaku dhe duhet të marrim përsipër riskun”, tha Marc Wilmots.

“Romelu është në duar të mira, po trajnohet nga Lieven Maesschalck, që ka qenë fizioterapist edhe në vitin 2002. Nëse protokolli mjekësor ecën mirë, ai do të jetë gati për ndeshjen e tretë. Për këtë arsye, nuk mund të lëmë në shtëpi një sulmues si Lukaku, nuk e kemi këtë luks si Franca”, tha Wilmots.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski kërkon edhe opozita të përfshihet në reformat në rrugën drejt BE-së

Story i radhës

RMV: Do të nevojitet leje e posaçme për zonat e mbrojtura në Malin Sharr

Të fundit nga

ShkoLartë