Viktimë e mikrokredive, SPAK e Prokuroria Lezhë “ping pong” me kallëzimin e Trashajt

1 minut lexim

Kallëzimi që ka bërë 63-vjeçari Pal Trashaj në vitin 2022 në SPAK, pasi është verifikuar nga Prokuroria e Posaçme i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Lezhës.

Lajmi konfirmohet jozyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Pal Trashaj humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e QSUT, për shkak se mesditën e së martës konsumoi fostoksinë përpara dyerve të SPAK.

I ndjeri ishte viktimë e skemës së mashtrimit me mikrokreditë, skemë e cila ka prekur një numër te madh të qytetarëve shqiptarë.

Nga ana tjetër dhe Prokuroria e Lezhës mohon të ketë administruar dosjen e te ndjerit.

Story i mëparshëm

Супер ВЛТ вести: С.Ќ. од Тетово освои супер милионер вреден 6.780.137 денари

Story i radhës

Nga opozita reagojnë ndaj paralajmërimit për raportimin e Hysenit për punën gjashtë mujore

Të fundit nga