Viktimat e krimeve të dhunshme do të marrin kompensim monetar

min lexim



Ministria e Drejtësisë ka punuar në ofrimin dhe realizimin e disa aktiviteteve për fillimin e Komisionit për kompensim monetar të viktimave të krimeve të dhunshme si subjekt i pavarur me punën e tij, tregoi ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, i cili konsideron se ky është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të mbrojtjes më të mirë të të drejtave të njeriut për viktimat e krimeve të dhunshme.

Me vënien në punë të zyrës së Komisionit për dëmshpërblimin monetar të viktimave të krimit të dhunshëm, krijohen kushtet që ky komision të funksionojë si organ i pavarur me cilësinë e personit juridik, tha Fillkov. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë kompensim monetar për viktimat e krimeve të kryera me dhunë si ndihmë nga shteti, në përputhje me parimin e solidaritetit social dhe parandalimin e viktimizimit për së dyti si vuajtje shtesë që viktimat mund të pësojnë, transmeton TV21.


“Gjegjësisht, edhe pse Ligji për pagesën e kompensimit monetar për viktimat e krimeve të dhunshme ka hyrë në fuqi më 25.11.2022 dhe ka filluar të zbatohet nga data 25.05.2023, sot këtu, 17 muaj pas aplikimit të tij, Ministria e Drejtësisë ka ofruar kushte për fillimin e punën e Komisionit për kompensimin monetar të viktimave të krimeve të dhunshme i themeluar më 13 shkurt 2024”, tha Fillkov.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

PTHP: Prostitucion dhe Drogë – Hetim kundër 14 personave!

Story i radhës

Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Vyshka

Të fundit nga