Viktima e 62-të nga zjarri në Koçan, dy në gjendje kritike, edhe 45 po mjekohen jashtë vendit

April 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 prill – Zjarri në Koçan sot e mori viktimën e 62-të. Bëhet fjalë për pacient, i cili nga dita e parë, në pajtim me triazjin e kryer fillestar nga ekipet mjekësore, menjëherë ishte nisur për mjekim në Akadmeinë ushtarako-mjekësore në Beograd dhe i cili ishte intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar, informuan kompetentët në konferencën për shtyp që u mbajt sot pasdite në Ministrinë e Shëndetësisë.

Profesori Andrian Kartalov, udhëheqës në KARIL, sqaroi se për shkak të peshës së lëndimeve të të vdekurit në rrugët e sipërme të frymëmarjes dhe mushkërive, si dhe të djegurave në lëkurë, ekipi për triazh vendosi ta transportojë pacientin në Akadmeinë ushtarako-mjekësore në Beograd.

Me kontaktet që i kemi me kolegët nga Beogradi, morën informatë se që prej fillimit, pacienti ishte në gjendje kritike.

“Përkeqësimi u paraqit në orët e hershme. Pacieti iu nënshtrua plagëve sot, diku rreth orës 11:15”, sqroi Kartallov.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski tha se viktima është Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

“Bëhet fjalë për pacient, i cili që prej ditës së parë, në pajtim me triazhin e kryer fillestar nga ekipet mjekësore, menjëherë është[ dërguar për mjekim në Akadminë ushtarako-mjekësore në Beograd dhe i ciliishte intubuar dhe në gjendje kritike në muajin e kaluar. Bëhet fjalë për pacient me 27 për qind përfshirje të djegieve dhe lëndimeve serioze nga thithja e tymit. Në AUM-Beograd është operaur më 4 prill dhe është vendosur në aparat EKMO, përmes të cilit oksigjenohet gjaku përmes aparatit, për shkak të tymit të thithur. Por, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai pjesën më të madhe të hospitalizimit ishte jostabil dhe në gjendje të rëndë të përgjithshme”, sqaroi Andovski.

Në konferencën e sotme për shtyp u cek se edhe dy pacientë të cilët po mjekohen jashtë vendit, nga gjithsej 45, janë në gjendje relativisht kritike shëndetësore.

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ndodhi herët në mëngjesin e 16 marsit. Jetën e humbën 62 persona, ndërsa me lëndime janë rreth 200.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

kryeparlamentari gashi i ndan mirenjohje administrates se kuvendit 68012df7c3a1e
Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi i ndan mirënjohje administratës së Kuvendit

elbasan 90 femije ne dite kerkojne ndihmen e mjekut virozat mbushin pediatrine 680133572dfde
Story i radhës

Elbasan, 90 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut – virozat mbushin Pediatrinë

Të fundit nga

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Pasi u prezantua Fiat Grande Panda, dhe së shpejti edhe SUV Pandissima, u konfirmua një model tjetër të ri nga marka italiane. Fiat Campagnola X mund të shënojë rikthimin e SUV-it legjendar

Lot dhe atmosferë elektrizuese

Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit (4:3 pas vazhdimeve) kualifikimin në finalen e Champions-it! Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë elIminuar Barcelonën me
ShkoLartë