Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend, ku do të kemi disa përballje tejet interesante në kuadër të xhiros së 13 të këtij edicioni.
Njëkohësisht, kjo do të jetë xhiroja e fundit para ndeshjeve të Superkupës së Kosovës, garë kjo që zhvillohet nga data 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë.
Nesër, respektivisht të shtunën, programin e hap ndeshja mes Vëllaznimit e Ponte Prizrenit, e cila zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Ndërkaq, nga ora 19:00 do të zhvillohet përballja mes kampionit aktual dhe nënkampionit, ku Ylli e pret klubin e Trepçës.
Po ashtu, ndeshje interesante do të kemi edhe të dielën, ku me fillim nga ora 17:00 Peja përballet me Bashkimin, kurse nga ora 19:00 Rahoveci është mysafirë i Sigal Prishtinës.
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
E diel
17:00 Peja – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci