vijon zjarri prane lagunes se nartes nderhyjne edhe dy helikoptere per shuarjen e flakeve 68adb9b090c23

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

August 26, 2025
1 minut lexim

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit.

Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deda votimi per nenkryetaret e komuniteteve joshumice nuk behet ndaras qellimshem po vazhdohet me bllokade 68adb901184cd
Lajmi i mëparshëm

Deda: Votimi për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë nuk bëhet ndaras, qëllimshëm po vazhdohet me bllokadë

incident ne france helikopteri rrezohet ne liqen gjate perpjekjeve per shuarjen e zjarrit shpetojne mrekullisht pasagjeret 68adba139bf7b
Lajmi i radhës

Incident në Francë/ Helikopteri rrëzohet në liqen gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë