Vijon djegia e plehrave/ Situatë alarmante e përsëritur në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë

December 29, 2024
1 minut lexim

Prej kohësh mbetjet urbane të qytetit të Vlorës vijojnë të digjen duke krijuar probleme në shëndetin e banorëve të Vlorës.

Edhe në sezonin veror por dhe në sezonin dimëror ku ndodhemi aktualisht djegia e këtyre mbetjeve vijon duke sjellë shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët që kanë prenotuar por dhe emigrantët që ndodhen në qytetin e Vlorës për te kaluar pushimet.

Reja e tymit përfshin jo vetëm fushën e mbetjeve por përhapet në të gjithë qytetin e Vlorës. Zjarrfikësit ndodhen çdo ditë në këtë zonë pasi vatrat janë aktive dhe zgjidhja e vetme është largimi i këtyre mbetjeve dhe depozitimi në Lanfildin e fshatit Sherisht së shpejti do të jetë funksional.

Ndërkohë po në qytetin e Vlorës nuk ka mjaftuar djegia mbeturinave, por në afërsi të ish fabrikës së Sodës , papërgjegjshmëri e një gruaje i ka vendosur zjarrin disa gomave të makinave duke krijuar një re tymi të zi në të gjithë atë zonë.

Kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e zjarrit të gomave. Policia ka marrë në pyetje gruan që i vendosi zjarrin gomave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qendrën e Kulturës në Tetovë akoma pa drejtor

Story i radhës

Haradinaj akuzon kryeministrin Kurti për problemet e fundit me energji elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë