Vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve në malin e Çikës

min lexim

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi bëri të ditur se vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që është në të gjithë territorin e vendit, atë në malin e Çikës.

Peleshi thekson se falë reagimit të shpejtë janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet të ndryshme të vendit.

“Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi ka shprehur mirënjohje për Forcat e Armatosura dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile që u përgjigj në kohë.

“Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë”, shprehet ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

4,225 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Të fundit nga