Vijojnë kërkimet për kumanovarin në Zhelinë

Për të pestën ditë me rradhë vijojnë kërkimet për shoferin e automjetit që përfundoi në lumin Vardar, në afërsi të Zhelinës. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se edhe sot po vazhdon kërkimi për gjetjen e 22 vjeçarit.

“Nga ora 9.00 kanë filluar kërkimet me rreth 50 ushtarë, nëntë pjestarë të njësisë speciale Ujqit me ekip zhytës. Gjithashtu në kërkim po marrin pjesë edhe punonjës të njësisë territorial te zjarrfikësve të Tetovës dhe Kumanovës, në kërkimin 22 vjeçarit po ndihmojnë edhe vullnetarë të tjerë të vendit”, deklaruan nga QMK.

Qytetarë vullnetarë të orngaizuar nëpër rrjetet sociale i janë bashkuar aksionit të kërkimit përmes dronëve nga lartë.

“Nga ana e qytetarëve vullnetarë janë siguruar edhe pesë dronë për vëzhgim ajror, por për shkak të rreshjeve të shiut aktualisht nuk funksionojnë dhe presin që të krijohen kushte që ata të përfshihen në kërkim”deklaruan nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

22 vjeçari nga Kumanova, Erdon Ramadani gjatë ditës tragjike të aksidentitmit ka qenë duke u kthyer nga Tetovë ku kishte qenë për të paraqitur semestrin për vitin e ri akademik. Shkaku i vërshimeve të orëve të fundit dhe ujit të turbullt gjetja e 22 vjeçarit bëhen gjithnjë e më e vështirë.

Marketing

Story i mëparshëm

ASH Bogovinë; Kryetari Besnik Emshiu harxhon miliona denarë për dreka e darka

Story i radhës

Pezullohet greva e mësuesve në Kosovë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish