vijne sot 40 emigrante nga italia publikohet opinioni i avokatit te gjed 67f8f6085f278

Vijnë sot 40 emigrantë nga Italia, publikohet opinioni i avokatit të GJED

April 11, 2025
1 minut lexim

Anija ushtarake italiane “Libra” do të sjellë të Premten për strehim në kampin e Gjadrit, 40 emigrantë të jashtëligjshëm, të cilëve u është refuzuar azili në Itali. Zbarkimi pritej këtë të Enjte, por për arsye ende të paqarta u vendos shtyrja për 24 orë. Ata do te jenë i pari grup azilantësh të refuzuar në pritje të riatdhesimit që do të zbarkojnë në kampin e Gjadrit, të cilit qeveria italiane ia ndërroi funksionin përmes një dekreti më 28 Mars. Në përfundim të këtij misioni, mediat italiane shkruajnë se anija “Libra” do të qëndrojë përfundimisht në Shqipëri, pasi ajo iu dhurua flotës ushtarake të Shqipërisë nga marina italiane.

Edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në fjalën e mbajtur me rastin e festimeve të 173-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit konfirmoi dërgimin e azilkërkuesve të parë.

“Me protokollin Itali-Shqipëri po hulumtojmë mënyra të reja për të menaxhuar fenomenin migrator, dhe ndërkohë do të përdorim strukturat shqiptare si qendra paraburgimi për riatdhesimin e emigrantëve të cilëve tashmë u është dhënë urdhër dëbimi. Pritet shumë shpejt transferimi i 40 të huajve të parë të paligjshëm, me qëllim largimin e mëpasshëm të tyre në vendet e origjinës”, tha ai.

E teksa kampit të Gjadrit i është ndryshuar tashmë funksioni, mediat italiane kanë publikuar konkluzionin e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian për mosmarrëveshjet mes qeverisë Meloni dhe Gjykatës së Romës për funksionimin e mëparshëm si qendër akomodimi për azilkërkuesit e shpëtuar nga autoritetet italiane në det të hapur.

Avokati i përgjithshëm i kësaj gjykate thotë autoritetet e një vendi anëtar të Bashkimit Europian kanë të drejtë të përcaktojnë një vend të sigurt origjine jashtë kufijve të unionit për kategori të caktuara emigrantësh. Por njëherësh i jep të drejt gjykatës për përcaktimin e këtyre vendeve te sigurta. Vendimi përfundimtar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për vendet e sigurta të origjinës pritet të jepet në Maj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

bozhinovska energjia per cdo shtepi stabilitet per te gjithe ekonomine dhe hap i vertete drejt qendrueshmerise klimatike ankandet e energjise jane motori i investimeve 67f8f0a5d96cc
Story i mëparshëm

“Bozhinovska: Energjia për çdo shtëpi, stabilitet për të gjithë ekonominë dhe hap i vërtetë drejt qëndrueshmërisë klimatike – Ankandet e energjisë janë motori i investimeve”

zyrtare zrre e rrit cmimin e rrymes per te gjitha kategorite e konsumatoreve per 16 per qind 67f8ff6378358
Story i radhës

Zyrtare, ZRRE e rrit çmimin e rrymës për të gjitha kategoritë e konsumatorëve për 16 për qind

Të fundit nga

ShkoLartë