Sekretari i komunës së Sarajit Sefi Shabani bashkë me kreun e BFI-së Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahun, Myftiun e Myftinisë së Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili, ministrin e shëndetësisë dr. Bekim Sali dhe hoxhallarë të tjerë prezent, sot hudhën gurthemelin për ndërtimin e një xhamie të re në vendbanimin Matkë.
Në fjalën e rastit sekretari i komunës shtoi:
“Të nderuar të pranishëm më lejoni që në fillim të ju përshëndes me përshëndetjen islame Eselamu Alejkum Ue Rametullahi Ue Berekatuhu.
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryëtarit të komunës Blerim Bexheti ti përshëndes të gjithë të pranishmit, hoxhallarët, myftitë, muftin e Shkupit Qenan Efendi Ismaili si dhe të përshëndes dhe të falemenderoj Reisin Shaqir Efendi Fetahun, për kohën që ka nda për pjesmarje në kët gurthemel, se e jona edhe e myftisë është obligim pasi që ne jemi në shtëpi tonë, në terenin tonë.
Në komunën e Sarajit për çdo vjet kemi gurthemele, rekonstruim dhe lëshuarje në funkcion të xhamive që tregon qartë përcaktimin tonë dhe se jemi të përkushtuar në krijimin e kushteve për t’I kry obligimet fetare, por ky gurthemel në Matkë është me rëndësi të veçantë jo vetëm për përbërjen e banorëve të Matkës, por edhe si vendbanim I vogël, dita ditës edhe po shtohet. Që është një veçori e rallë ku lëvizja ka filluar të bëhet prej qyteti në fshat.
Ne si Komunë mundohemi të jemi në hap me këtë lëvizje, që do të shfrytëzoj nga rasti që të përmend se në fazën e fundit është edhe përpilimi I dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrugës ku parashihet edhe zgjerim, njëkohësisht jemi ka fundi edhe për sigurimin e dy kamionëve për ndërmarjen publike me çka do të mund të zgjerohet veprimi I ndërmarjes dhe në këtë vendbanim që ësht edhe një premtim I kryetarit.
E gjitha kjo që të mbahen banorët dhe mos të shpërngulen nga Matka, e pse jo edhe të kthehen ato që veq më janë shpërngulë.
Ndoshta edhe përsëritemi po për fund dua të cek edhe bashkunimin mes komunës dhe myftinisë që besoj se ky bashkëpunim sjell edhe deri te realizimi I këtyre punëve.
Kurse të gjithë atyre që jan ba sebep dhe që janë të angazhuar në ndërtimin e xhamisë InshaAllah Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tija”- tha mes tjerash sekretari i komunës Sefi Shabani