Vidhnin kioska në qytetin e Elbasanit, arrestohen dy persona

June 14, 2024
1 minut lexim

Dy persona të akuzuar si bashkëpunëtorë në 2 raste të vjedhjes me thyerje të kioskave në qytet, janë vënë në pranga.

ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me dy persona të tjerë të cilët janë arrestuar në muajin mars për të vjedhur në laggjen “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori” në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit” dhe në vijim të hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të shtetasve të përfshirë në veprimtarinë kriminale të vjedhjes, Komisariati i Policisë Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasit në kërkim:

L., 33 vjeç, banues në Elbasan dhe E. K., 37 vjeç, banues në Gramsh.

Për këta 2 shtetas, Prokuroria e Elbasanit, me vendimin e datës 13.06.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në muajin mars 2024, në bashkëpunim me shtetasit E. S. dhe B. H. (të arrestuar më datë 05.04.2024), kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në këtë kohë do të falet Bajrami i Kurbanit në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Bisedime për paqe me Kievin? Putin konsideron armëpushimin, por ja kushti që ka për Ukrainën

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë