videot intime te adi hiles merren ne pyetje tri gra ja cka thane 6ac4fdfb98a3f

Videot intime të Adi Hilës, merren në pyetje tri gra – ja çka thanë

October 6, 2026
1 minut lexim

Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë.

Në funksion të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka pyetur edhe 3 vajza të tjera të përfshira në këto video.

Top Channel raporton se ashtu si personat e tjerë që kanë dhënë deklarime më herët, ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar mbi marrëdhënien me kompozitorin, por përgjegjësinë e shohin përtej tij, duke hedhur dyshime te personat të cilët kanë shpërndarë apo komentuar videot.

Për këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori për 4 vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes jim bakkar i njohur per skandalin seksual dhe krimet financiare 6ac4fd3084ea0
Lajmi i mëparshëm

Vdes Jim Bakkar, i njohur për skandalin seksual dhe krimet financiare

jakup huseini prezanton 4 shtyllat e programit per bervenicen me numrin 4 programi merr drejtim 6ac500a050479
Lajmi i radhës

Jakup Huseini prezanton 4 shtyllat e programit për Bërvenicën: Me numrin 4, programi merr drejtim

Të fundit nga

ShkoLartë