Jim Bakkar, i njohur për skandalin seksual dhe krimet financiare Jim Bakker ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Bakker vdiq të hënën, njoftoi gruaja e tij e dytë, Lori Bakker. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
86 vjeçari, i cili së bashku me gruan e tij të parë, Tammy Faye, ndërtoi një perandori të fuqishme ungjillore përmes emisionit televiziv “The PTL Club” u bë i njohur në vitet 1980 përmes “The PTL Club”, i cili në kulmin e tij tërhoqi deri në 13 milionë shikues çdo natë. Perandoria e tyre përfshinte gjithashtu parkun tematik dhe hotelin Heritage USA në Karolinën e Jugut.
Në mars të vitit 1987, gjithçka nisi të shembej kur Bakker pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me punonjësen e kishës, Jessica Hahn. Ai u detyrua të largohej nga drejtimi i perandorisë së tij, duke ia dorëzuar atë pastorit dhe transmetuesit Jerry Falwell. Tammy Faye qëndroi pranë tij, ndërsa rënia e tyre u pa nga shumë njerëz si simbol i lakmisë dhe hipokrizisë së viteve 1980. Në vitin 1988, Bakker u akuzua për mashtrim postar, mashtrim elektronik dhe komplot pas një hetimi mbi financat e PTL-së.
Ai u shpall fajtor dhe u dënua fillimisht me 45 vjet burg federal, dënim që më vonë u ul në tetë vjet. Pas shpalljes fajtor, Tammy Faye këndoi para gazetarëve himnin “On Christ the Solid Rock I Stand”, shkruan AP, përcjell KosovaPress, Bakker pësoi goditje në tru në vitin 2020 dhe prej vitit 2003 drejtonte “The Jim Bakker Show” nga zona e Bransonit në Misuri. Një film për jetën e çiftit, “The Eyes of Tammy Faye”, u publikua në vitin 2021.
Burimi: botasot.info


