Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar katër shtyllat kryesore të programit të tij për drejtimin e komunës.
Programi fokusohet në qeverisje transparente, zhvillim ekonomik dhe përfshirjen e diasporës, krijimin e mundësive për të rinjtë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe mjedisit në të gjitha vendbanimet e Bërvenicës.
Shtylla e parë parashikon qeverisje të përgjegjshme dhe transparente, me administratë moderne, shërbime më të shpejta për qytetarët, më pak burokraci dhe transparencë në projektet, vendimet dhe shpenzimet komunale.
Në fushën e zhvillimit, ekonomisë dhe diasporës, Huseini premton zhvillim të barabartë për të gjitha vendbanimet, mbështetje për fermerët dhe bizneset lokale, ndërsa diasporën e sheh si pjesë të rëndësishme të zhvillimit përmes investimeve, biznesit dhe projekteve lokale.
Shtylla e tretë lidhet me rininë dhe mundësitë për të ardhmen, përmes projekteve që synojnë më shumë mundësi për punësim, arsim dhe angazhim të të rinjve në komunë.
Ndërsa shtylla e katërt përfshin infrastrukturën dhe mjedisin, me fokus në rrugë, ndriçim publik, ujësjellës, kanalizim, hapësira publike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Huseini, përmes një postimi në Facebook, e ka lidhur programin me numrin e tij zgjedhor, duke shkruar: “Me numrin 4, programi me 4 shtylla për ndryshim në Komunën e Bërvenicës merr drejtim.”
Burimi: alfax.mk


