sali pritet takimi shkup sofje hapi i ri per zhbllokimin e procesit skemi ultimatume ndaj bullgarise kerkojme garanci per proces te qarte 6ac501ef85f7f

Sali: Pritet takimi Shkup-Sofje, hapi i ri për zhbllokimin e procesit! S’kemi ultimatume ndaj Bullgarisë, kërkojmë garanci për proces të qartë

October 6, 2026
min lexim
IMG 0793
Screenshot

Pas mesazheve të shefes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Lajen se javën e ardhshme nis një hap I ri për zhbllokimin e procesit euro integrues, zv, kryeministri Bekim Sali në emisionin e mbrëmshë Clik Plus njoftoi se pritet të zhvillohet një takim mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Sofje, me qëllim intensifikimin e komunikimit mes dy qeverive. Sipas tij, të dyja palët kanë shprehur dakordim për takimin, por Maqedonia e Veriut ende pret konfirmimin zyrtar për datën dhe vendin.

“Në takimin që do të mbahet, nëse nuk gaboj, të mërkurën në Sofje, ministrat e Punëve të Jashtme do të kenë një takim fillestar lidhur me intensifikimin e komunikimit mes dy qeverive. Nga ana jonë, kërkesa u pranua në momentin kur u parashtrua, ndërsa edhe ne e bëmë kërkesën për një takim të mundshëm në Sofje. Informacionet e fundit flasin se edhe qeveria bullgare e ka pranuar një kërkesë të tillë dhe është dakorduar për një takim të mundshëm. Ministria e Punëve të Jashtme tani pret edhe dokumentin zyrtar që do ta konfirmojë organizimin e takimit, si dhe kohën dhe vendin në Sofje”, tha Sali.

Lidhur me deklaratën e presidentes së Bullgaris Jutova se jemi të gatshëm për bisedime por pa ultimatume, Bekim Sali thotë se Maqedonia e Veriut nuk i vendos ultimatum Bullgarisë, por kërkon që çdo kërkesë dhe detyrim të jetë i qartë dhe transparent. Sipas tij, vendosja e kërkesave të reja pas ndryshimeve kushtetuese do të krijonte pasiguri dhe do ta zgjaste edhe më tej procesin e integrimit evropian.

 

Ne nuk kemi asnjë ultimatum ndaj Bullgarisë. Deri më tani, jemi ballafaquar me kushtëzime. Por, siç e theksova edhe më herët, jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka që është transparente dhe e qartë. Lënia e nënkuptimeve apo hapësirave ku mund të shtohen kërkesa të reja krijon pasiguri edhe për qytetarët tanë. Sepse nesër, nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe më pas shtohen kërkesa të tjera, kjo do të na marrë përsëri një periudhë kohore. Kështu, në procesin e integrimit evropian ne po ngecim vetëm për shkak të bilateralizimit të çështjes së integrimit. Jemi dëshmitarë dhe e shohim se disa shtete tashmë na kanë tejkaluar në këtë proces, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut ka qenë në të njëjtin hap me Kroacinë”, u shpreh Sali.

Maqedonia e Veriut ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Qeveria thekson se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik, ndërsa për ndryshimet kushtetuese kërkohet një vendim politik më i gjerë dhe garanci se procesi do të jetë i qartë dhe i parashikueshëm. Sipas Bekim Salit, qëllimi është zhbllokimi i procesit, por mënyra se si do të arrihet kjo duhet të dakordësohet mes palëve dhe të shoqërohet me përkrahje të opinionit publik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jakup huseini prezanton 4 shtyllat e programit per bervenicen me numrin 4 programi merr drejtim 6ac500a050479
Lajmi i mëparshëm

Jakup Huseini prezanton 4 shtyllat e programit për Bërvenicën: Me numrin 4, programi merr drejtim

Të fundit nga

ShkoLartë