rrahje ne mitrovice arrestohet nje person 6ac5188935497

​Rrahje në Mitrovicë, arrestohet një person

October 6, 2026
1 minut lexim

Një person është arrestuar dhe një tjetër ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një rrahjeje që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për KosovaPress se një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:00 është raportuar një rast rrahje në rrugën ‘UÇK’ në Mitrovicë. Një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, tha Zahiti.

Zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Mitrovicë, Shpend Fazliu, ka konfirmuar se një person i lindur në vitin 1998 ka kërkuar ndihmë mjekësore pas rrahjes.

“Ju konfirmojmë se në ora 14:40, një person 28-vjeç ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e rrahjes. Ekipet emergjente menjëherë kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas ofrimit të ndihmës mjekësore dhe qepjes së plagës, është liruar nga Shërbimi Emergjent me përcjellje nga policia”, ka thënë Fazliu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sali pritet takimi shkup sofje hapi i ri per zhbllokimin e procesit skemi ultimatume ndaj bullgarise kerkojme garanci per proces te qarte 6ac501ef85f7f
Lajmi i mëparshëm

Sali: Pritet takimi Shkup-Sofje, hapi i ri për zhbllokimin e procesit! S’kemi ultimatume ndaj Bullgarisë, kërkojmë garanci për proces të qartë

ndarja e re territoriale luciano boci rama po perserit reformen e 2014 es projekti i ps po thellon shpopullimin e vendit 6ac518f427fc1
Lajmi i radhës

Ndarja e re territoriale, Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

Të fundit nga

ShkoLartë