videoloja e re inzoi sfidon te njohuren the sims 67e68f2f1d04d

​Videoloja e re “InZOI” sfidon të njohurën “The Sims”

March 28, 2025
1 minut lexim

Prodhuesi korean jugor i lojërave Krafton lançoi të premten qasjen e hershme të lojës së tij që simulon jetën reale “InZOI”, duke shpresuar se grafika e saj realiste do të mund të sfidojë dominimin shumëvjeçar të serisë së njohur “The Sims”.

Themeluesi i “InZOI”, Kim, një lojtar i pasionuar i “The Sims”, tha se ishte një “nder” të krahasohej me këtë lojë, shkruan Tech Xplore. Ai theksoi se në lojën e tij fokusi do të jetë në mënyrën si paraqiten “marrëdhëniet”, duke shtuar se ngjarjet mund të shkaktojnë reagime nëpërmjet mediave sociale.

Loja ofron një kthesë të veçantë, duke përfshirë hartat koreane dhe mundësinë për të ndjekur një karrierë si idhull K-pop (Muzika pop e Koresë). Ajo përdor “Unreal Engine 5” për grafika të detajuara dhe personalizim të karaktereve, por kërkon sisteme më të fuqishme se “The Sims 4”, raporton KosovaPress.

Suksesi i “InZOI” pritet të varet nga stabiliteti i shërbimit të drejtpërdrejtë dhe aftësia e zhvilluesve për të ofruar përmbajtje të re. Edhe pse Kim pranon se loja ka ende një “rrugë të gjatë” përpara, ai e sheh krahasimin me “The Sims” si diçka pozitive, duke theksuar se të dyja kanë vlerat dhe tërheqjen e tyre unike. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

flick e paguam shtrenjte me demtimin e olmos 67e68e3ce8174
Story i mëparshëm

Flick: E paguam shtrenjtë me dëmtimin e Olmos

termeti ne mianmar paralajmerohet katastrofe me mijera viktima 67e691c0b554d
Story i radhës

​Tërmeti në Mianmar, paralajmërohet katastrofë me mijëra viktima

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë