VIDEO/ Zbulohet biseda, çfarë i tha Rama-Zelensky-t në telefon

schedule11:41 – 5 Mars, 2022

Pas deklaratës nga Presidenti i Ukrainës Zelensky mbi telefonatën me kryeministrin Rama, ky i fundit ka zbuluar edhe një pjesë të përmbajtjes së saj. Më herët, Zelensky tha se kishte zhvillur një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai shkruan në Twitter se folën me Ramën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ai u shpreh se e vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë duke shtuar se po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund luftës.

“Pata një bisedë telefonike me 🇦🇱 Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të 🇺🇳. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan Zelensky në Twitter.

Me poshte biseda e zbardhur:

ER: Alo?

VZ: Alo, Kryeministër,

ER: Po

VZ: Jam Presidenti I Ukrainës

ER: Z. President, si jeni?

VZ: Falemnderit shumë, Z. Kryeministër, falemnderit për këtë telefonatë

ER: Jo, falemnderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni. /

Story i mëparshëm

Reagon ish-ministri gjerman pas protestave pro-Putin në Serbi: E neveritshme

Story i radhës

Shoqatat e pacientëve kërkojnë nga qeveria mjet transportues për transplantim të organeve

Të fundit nga