(VIDEO) VMRO vazhdon me bllokimin e Kuvendit, akuza mes pushtetit dhe opozitës

May 23, 2022
1 minut lexim

Vazhdimi i seancës së 71-të të Kuvendit ka rrjedhur në polemika mes pushtetit dhe opozitës. VMRO DPMNE vazhdon me bllokimin aktiv të Kuvendit, duke targetuar sidomos procedurat, të cilat sipas tyre nuk po i respekton vetë udhëheqësia e Kuvendit. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, kërkoi ndërprerjen e seancës pasi sipas tij, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka shkelur procedurën duke filluar diskutimin e pikave të rendit të ditës pa prezencën e përfaqësuesit të ministrisë përkatëse, në rastin e sotëm Ministrisë së Financave.

 NIKOLLA MICEVSKI, VMRO DPMNE
“Dëshironit të fillojmë në ora 12 në kohë por nuk e respektuat skenarin që në fillim të vazhdimit të seancës, nuk i paralajmëruat të pranishmit dhe ata që mungojnë, menjëherë filluat me pikën e rendit të ditës. Duke shpejtuar harruat se nuk ka përfaqësues nga Ministria e Financave, i cili sipas Rregullores duhet të marrë pjesë në diksutim. Kërkojmë të respektohet ligji, respektivisht obligimi që Ministria e Financave të ketë përfaqësues që të mundet opozita t’i parashtrojë pyetje”.

Ndërkohë LSDM-ja është përgjigjur përmes një komunikate, duke akuzuar VMRO DPMNE-në se është partia e vetme në botë me bllokimin e Kuvendit po dëmtojnë qytetarët.

LSDM
Derisa LSDM në çdo mënyrë u ndihmon qytetarëve, VMRO DPMNE është partia e vetme në botë që në kohë krize ua rëndon edhe më shumë jetën qytetarëve përmes bllokimeve të Kuvendit. Në të njëjtën kohë, në kohë krize kryetarët e tyre të komunave shpenzojnë miliona euro në luks dhe punësime partiake. Nuk e ndanë as një denarë për ndihmën e qytetarëve. Dyfytyrësia e VMRO DPMNE-së është e hatashme”.

LSDM ka përmendur gjithashtu se VMRO DPMNE e ka dyfishuar borxhin publik gjatë qeverisjes së tyre duke ndërtuar përmendore dhe fasada, në llogari të varfërimit të qytetarëve. /SHENJA/

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skuadra angleze vihet pas Thomas Strakoshës

Story i radhës

Këto janë të dhënat për rritjen e rrogave nëpërmjet subvencionimit

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë