Ligji për “branitellat”, është bërë mollë sherri mes deputetes së Aleancës për Shqiptarët në Frontin Europian, Ilire Dautit dhe deputetit të ASh-së në VLEN, Halil Snopçes.
Dauti, në seancën e Komisionit për marrëdhënie mes komuniteteve në Kuvend, ka kërkuar që Snopçe t’i kërkojë falje asaj, pasi siç thotë, ka thënë të pavërteta kur ka deklaruar në foltore se ajo ka votuar “për” rendin e ditës ku ka qenë edhe Ligji për “branitellat”.
Dauti ka marrë stenogramin e seancës në fjalë dhe thotë se ajo, deputeti Ziadin Sela dhe Elmi Aziri kanë votuar “kundër” rendit të ditës së seancës 143 ku ka qenë edhe propozimi për Ligjin për “branitellat”, transmeton TV21.
Për këtë, Dauti i ka kërkuar Snopçes që t’i kërkojë falje.
Burimi: tv21