Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë sot priti maturantët e këtij vitit për t’iu prezantuar ofertën programore për studime 2022-2023. Për vitin e ri akademik universiteti i Evropës Juglindore do të pranojë rreth 1.300 studentë. Dekani i Fakultetit të Gjuhëve dhe Komunikimit Demush Bajrami, theksoi se me fushat studimore që ata ofrojnë, do t’u mundësojnë studentëve që në të ardhmen të kenë oferta pune me standarte ta larta. Bajrami më tej theksoi se sot maturantët kanë mundësi të zgjedhin më të mirën që një universitet mund të ofrojë, si ai I Evropës Juglindore në dy kampuset qendrore në Shkup dhe Tetovë.
Demush Bajrami, profesor universitar
“Është kënaqësi e jona e përbashkët që sot do të mund të shpalosim të gjithë ofertat, të gjitha gamat programore dhe gjitha programet e reja programore që sot e tutje besojmë do të jenë një mundësi për brezin e ri, për gjeneratën e re, për kohën e digjitalizimit që të pajisen me dije, njohuri, aftësi shkathtësi të këtij shekulli të ri”
Maturantët të cilët kishin ardhur për të parë nga afër se çfarë ofron universiteti i Evropës Juglindore, thonin se studimet janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre, por të rinjët nuk kanë shumë interes për të vazhduar shkollën e lartë.
Maturante
“Unë mendoj se studimet janë shumë të rëndësishme sese sigurojnë edhe të ardhmen, normalisht varësisht prej studimeve ne në të ardhmen do të punësohemi, njëkohësisht do të mbajmë edhe familje, domethënë gjithçka varet nga studimet. Flas për shoqërinë time po janë të interesuar pët të studiuar dhe jo rastësisht ndodhemi këtu për t’i parë fakultetet, mirëpo në përgjithësi rinia janë shumë pak të interesuar, më së shumti shikojnë për punë, për zanate ose për të dal diku jashtë”
Univesriteti i Evropës Juglindore për maturantët ofron fakultetet e Biznesit dhe Ekonomisë, Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore, Shkencat Shoqërore Bashkëkohore, Drejtësi, Gjuhët,Kulturat dhe Komunikimi, dhe risia që ata ofrojnë për këtë vit është drejtimi I ri që janë shkencat shëndetësore.
Në të gjitha këto drejtime të universitetit, studentorë do të pranohen kryesisht nga Maqedonia e Veriut, shtetet fqinjës Kosova dhe Shqipëria, si dhe studentët nga vendet evropiane.
Linda Ebibi /SHENJA/