Udhëkryqi tek “Mavrovasja” dhe bulevardi tek “Kryqi i Kuq”, nga nesër rreth orës 10 do të jenë të kalueshme, pasi protesta e transportuesve privat, do të dislokohet vetëm tek qyteti i Shkupit, apo më saktësishtë tek bulevardi Ilinden.
Nga transportuesit privat deklarojnë se kjo do të bëhet me të vetmin qëllim, që ti lirojnë qytetarët të lëvizin lirshëm dhe nxënësit mos ti humbin mësimet.
TRANSPORTUES PRIVAT
“Kemi prurë vendim këshilli që nesër në mengjës në ora 10 t’i tërhqëmi nga këtu autobusët, nga Mavrovasja dhe nga Kryqi i Kuq, për shkak të ngatresave të qarkullimit. Qyteti i Shkupit këta dy rrugë i ka më të frekuentuara, mos të bëhet rrëmujë dhe më së shumti jemi duke i tërhjekur për shkak të nxënësve të shkojnë në shkolla që mos kenë mungesa”
Edhe gjatë ditës së sotme tansportuesit privat kishin lëshuar për qarkullim korsin e djathtë.
Një tjetër protestues deklaroi se protesta tek bulevardi “Ilinden”, do të zgjatë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ai theksoi se nuk do konkurrojë askush tek thirrja publike e qytetit të Shkupit, për linjat 20 dhe 22.
TRANSPORTUES PRIVAT
“Deri sa kemi me gjetur zgjidhje nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe për hapjen që ka shpallë tenderin tani, ne jemi të vendosur që askush prej neve nuk ka shancë për me konkuru pa na u pagu borxhi, kur të na paguan borxhin atëher do të ulemi dhe to bisedojmë për tenderit publik”.
Transportuesit privat nga dita e hënë i kanë bllokuara disa pika kryesore të qytetit të Shkupit, gjë që shkaktoi kaos në qytet. Ata kërkojnë nga qyteti i Shkupit tu paguhet borxhi rreth 2 milonë euro, por deri në këto momente ende nuk ka asnjë zgjidhje.
Samir Mustafa /SHENJA/