(VIDEO) Të punësuarit e librave amë dhe ministria nuk u morën vesh për pagat, greva vazhdon

May 5, 2022
1 minut lexim

Takimi mes Sindikatës së Drejtorisë së Librave Amë dhe Ministrisë së Drejtësisë, nuk pati epilog pozitiv. Kështu, greva e Drejtorisë së Librave Amë, do të vazhdoj edhe më tej.

Kryetari i Konfederata e Organizatatve Sindikaliste, Marjan Risteski pas takimit bëri me dije se kanë arritur marrëveshje për një pjesë të kërkesave të tyre, por jo edhe për rritjen e pagave.

Marjan Risteski, Konfederata e Organizatave Sindikaliste

“Për një pjesë të kërkesave të Sindikatës së Pavarur të Librave Amë, gjetëm gjuhë të përbashkët, megjithatë në pjesën e rritjes së pagave këtu nuk gjetëm zgjidhje. Ata arsyetohen me disa rregullore, akte nënligjore. Paramendojeni këtë kategori të të punësuarëve që punojnë me dokumente rreptësisht të besueshme, i fusin në një kosh me gjithë administratën”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë së Librave Amë Toni Millosheski njoftoi se nesër do të takohen grupet punuese të Ministris së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Librave Amë, për të gjetur zgjidhje ligjore për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive.

Toni Millosheski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Drejtoris së Librave Amë

“Do të shohim nesër ato rregullativa ligjore që na thanë ato se si mund të sillen. Nesër në mbledhjen e grupit punues që do ta kemi me Ministrin dhe me Drejtorië, do të shohim se deri ku do të shkojnë punët dhe a do të gjendet zgjidhje ligjore që këto çështje të rregullohen dhe të nënshkruhet Marrëveshja Kolektive, që ta ndërpresim grevën”.

Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë, zhvilloi një protestë të qetë, duke bllokuar për dy orë rrugën nga spitali i Qytetit, deri tek Ministria e Drejtësisë. Pas paralajmërimit të protestës së sotme, ata ishin thirurr për takim nga Ministria e Drejtësisë. Ndërkaq, greva e Drejtorisë së Librave Amë, shënoi sot ditën e gjashtë. Megjithatë, të punësuarit gjatë këtyre ditëve shkonin në punë dhe nxirrnin dokumente të rëndësishme dhe urgjente për qytetarët.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Burgu i Shutkës: “Grupi i Kumanovës” në grevë urie

Story i radhës

Gjykata i vazhdon paraburgimin Muhamed Zekirit

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë