(VIDEO) Takim Kovaçevski-Taravari: Aleanca nuk hyn në Qeveri

November 18, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët nuk ka marrë ofertë për të hyrë në Qeveri. Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit që kishte me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Përkrahja për integrimet, korrupsioni dhe Ligjet e bllokuara në Kuvend, janë temat, që sipas Taravarit, janë biseduar në takim por jo edhe hyrja e ASH-së në Ekzekutiv. Spekulime, i quajti Taravari, shkrimet në media, ku madje flitej për ndarje të resorëve.

Arben Taravari, u.d kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Tash për tash nuk biseduam konkretisht për hyrje në Qeveri, por në të ardhmen nëse ka diçka serioze dhe nëse fillojmë të negociojmë mediumet do të jenë të informuar në kohë, do të jemi transparent në këtë drejtim… Nëse ka ofertë ne për momentin kemi komisionin për organizimin e kongresit e cila në fakt përbëhet prej deputetëve dhe kryetarëve të komunave dhe e cila e ka rolin e kryesisë së përkohshme, Kuvendi Qendror i partisë funksionon, Kongresin e kemi më 17 dhjetor, nëse ka ofertë para, natyrisht duhet të kalon në Komisionin për organizimin e Kongresit dhe madje në Kuvend dhe të vendoset. Nëse mbetet pas Kongresit besoj se do t’i formojmë organet partiake

Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski para fillimit të takimit, kishte deklaruar se gjithçka që flitet për takimin e sotëm me Taravarin në aspektin e hyrjes së ASH-së në Qeveri, është pjesë e spekulimeve.

 Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Takimi i sotëm me Taravarin është vazhdimësi e takimit të liderëve që kemi pasur gjatë periudhës së kaluar me kryetarët e të gjitha partive politike parlamentare. Në periudhën e ardhshme planifikoj të zhvilloj takime individuale me kryetarët e të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, për të vazhduar diskutimin për vendimet që duhet të merren për të ardhmen evropiane të vendit, të cilat kërkojnë një konsensus të gjerë politik dhe social”

Në takimet, shtoi kryeministri, do të bisedohet edhe për zgjidhjet ligjore të cilat duhet të miratohen në Kuvend, e të cilat janë të karakterit ekonomik, në pjesën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe ballafaqimit me krizën ekonomike në shtet.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kameruni është gati për sfidën me Zvicrën e Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit 

Story i radhës

Taravari pas takimit me Kovaçevskin: Nuk biseduam për hyrjen e ASH në Qeveri

Të fundit nga

ShkoLartë