(VIDEO) Sindikata ndërpret grevën, nxënësit nesër kthehen në shkollë

min lexim

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që ta ndërpres grevën dhe nxënësit nesër do të kthehen në shkolla. Këtë e bëri të ditur, i pari i sindikatës, Jakim Nedellkov, i cili njoftoi se Ministria e Punës dhe Politikës Social ka dërguar njoftim tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zgjidhje paqësore të kontestit me SASHK-un, me ç’rast Ministria e Punës dhe Politikës Social sipas deyrës zyrtare ka inicaur procedurën e pajtimit.

Këshilli i SASHK ka analizuar dispozitat ligjore në pajtim me ligjin për zgjidhje ligjore të mosmarrëveshjeve dhe ka konstaruar se derisa të zgjasë periudha e pajtimit greva të pezullohet. Afati është maksimum deri në 20 ditë.

Jakim Nedellkov. Kryetar i SASHK

“Është fakt se duhet të veprojmë sipas Ligjit dhe duhet që grevën ta ndërpresim. Kjo do të thotë se vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme e pezullojmë. Ne jemi të bindur në periudhën e ardhshme gjatë kohës që greva është pezulluar do të gjejmë zgjidhje të përbashkët “

Nedellkov tha se shpresojnë që do të arrijnë marrëveshje me Qeverinë, dhe se nuk do të duhet që përsëri të aktivizohet greva.

Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK

“Jemi të bindur se edhe rrogat do të rritet aq sa kërkojmë dhe janë mundësitë, pagesat gjatë kohës së grevës nuk do të shkurtohet, marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen për arsimin fillor dhe të mesme dhe përfitimet që i takojnë si dhe dinamikën e rritjes së rrogës”.

Nedellkov më tej sqaroi se mëditjet ditroe gjatë periudhës që kanë qenë në grevë nuk do të shkurtohen dhe u shpreh i sigurt se marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen.

Protesta e paralajmëruar më 4 maj nga ana e sindikatit nuk do të mbahet, përshkak që greva është pezulluar.

/SHENJA/

Story i mëparshëm

Kovaçevski i përgjigjet ashpër Mickoskit: Nuk pranoj shantazhe

Story i radhës

Lajm fantastik për tifozët e Liverpoolit, Klopp zgjat të ardhmen e tij në “Anfield Road”

Të fundit nga