(VIDEO) Shënohet dita ndërkombëtare e personave me sindromën down

March 21, 2022
1 minut lexim

Dita e pranverës vjen bashkë me Ditën Botërore të Personave me Sindromin Down. Në këtë rast, presidenti Stevo Pendarovski dërgoi një mesazh me të cilin kërkoi që të thyejmë stereotipet, të fokusohemi në funksionalitetin dhe zhvillimin e aftësive të personave me Sindromën Down.

 STEVO PENDARVOSKI, KRYETAR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Dita Botërore e Sindromës Down, dita e 21-të e muajit të tretë, si simbol i tre kopjeve të kromozomit 21 të mbajtur nga personat me Sindromën Down, është vetëm një nga një sërë rastesh që na kujtojnë atë që kemi bërë për njerëzit që jetojnë me këtë situatë dhe cilët janë hapat në të ardhmen që duhet të ndërmarrim për të siguruar një jetë të barabartë dhe cilësore”.

Ndërsa, kryetarja e Qendrës për Sindromën Down, Ida Manton, bëri apel që personat me këtë sindromë të mos konsiderohen si të sëmurë, duke shpjeguar se kjo është gjendje kromozomale, andaj bëri thirrje që të mos ketë diskriminime në këtë aspekt.

IDA MANTON, KRYETARE E QENDRËS SË SINDROMËS DOWN

“Kam nderin që po shënojmë 21 Marsin, Ditën Botërore të sindromës Down, me çka mund të jem posaçërisht krenare pasi këtë datë e shënojmë disa vite me radhë dhe kemi arritur që Maqedoninë ta vendosim në listat e atyre vendeve që kanë numër më të madh të ngjarjeve të organizuara”.

21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down, shënohet nga Kombet e Bashkuara (OKB) që nga viti 2012. Kjo datë është përzgjedhur për shkak se personat e prekur nga kjo sindromë kanë problem me kromozomin e 21-të. Sindroma Down është njëra nga më të vjetrat që është regjistruar në historinë e njerëzimit. Përshkrimi për herë të parë është bërë nga doktori anglez Jon Down në vitin 1866, andaj kjo sindromë mban emrin e tij.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Besimi – Al Suwaidi: mundësi për investime në sferat kyçe të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike

Story i radhës

Dita e pranverës,fëmijët e Çairit me mesazh të veçantë – defiluan me veshje nga materiale të reciklueshme

Të fundit nga

ShkoLartë