Edhe nëntë shkolla të mesme në Shkup sot kanë marrë alarme për bomba. Ndër to janë shkollat Marija Kiri-Skllodovska, Cvetan Dimov, Nikolla Karev dhe Josip Broz- Tito. Pas kërcënimeve për bomba, nxënësve u është urdhëruar që menjëherë të largohen nga shkollat, ndërsa ekipet policore të antiterrorizmit janë prezent në teren dhe po inspektojnë situatën.
MINISTRIA E PUNËVE BRENDSHME
“Sot në SBP Shkup është raportuar rreth orës 14:00 se në adresat elektronike të nëntë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”.
Nga MPB, gjithashtu deklarojnë se mesazhi i sotëm është dërguar nga një tjetër adresë emaili. Policia të gjitha rrugët përtheth shkollave i ka bllokuar dhe janë të pa lëvizshme, ndërsa nxënësit të trishtuar disa prej tyre kanë ikur në shtëpi dhe disa prej tyre qendrojnë jashtë oborit të shkollave.
Përdryshe, edhe gjatë ditës së djeshme , pati tetë denoncime për bomba në shkolla në Shkup, të cilat rezultuan të rrejshme.
Samir Mustafa /SHENJA/