(VIDEO) Ruskoska: Ka mjaftë prova kundër Zekirit, hetimi mund të përfshirë edhe persona tjerë

April 11, 2022
1 minut lexim

Nuk mendoj se bëhet fjalë për kalkulime politike, ka mjaftueshëm prova kundër tij. Kështu deklaroi kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Vilma Ruskovska për TV 24, për rastin e sekretarit Gjeneral të Qeverisë, Muhamet Zekirit.  Ajo shton se dëmi është afër 1 milion euro, gjithçka është bërë në formë ilegale.

Villma Ruskovska, prokurore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe korrupsionit

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për kalkulime politike, ka prova të mjaftueshme për vepër penale. Dy ditë para hapjes së hetimeve, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi. Dëmi i buxhetit është rreth 57 milionë denarë, gati një milion euro. Gjithçka është e kundërligjshme, çdo prokurim mbi 400 mijë euro duhet të ketë edhe tender ndërkombëtar, nuk është kërkuar as pëlqimi i Byrosë për Prokurim Publik. Tani për tani, rasti është i qartë me këto dëshmi që na janë siguruar”.

Më tej shtoi se në shtet ka shumë korrupsion, nuk respektohen ligjet dhe keqpërdoren funksionet.

Villma Ruskovska, prokurore për Ndjekjene e Krimit të Organizuar dhe korrupsionit

“Në shtet ka shumë korrupsion. Po punojmë intenzivisht dhe po japim gjithçka nga vetja. Kemi marrë informacione gjithënadej, nga MPB, Antikorrupsioni, Policia Financiare, ndërsa hapim lëndë pas zërit publik”.

Të premten, ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Muhamet Zekiri përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria ka hapur hetime, në të cilat dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me të si të dyshuar se u ka ndihmuar janë edhe dy shtetas kroatë, për të cilët është caktuar edhe masa e paraburgimit, por meqë  janë të pakapshëm për organet e rendit, masa do të hyjë në fuqi kur eventualisht të ndalohen. Zekiri ditën që u bë publik emri i tij në hetimet e prokurorisë dha dorëheqje nga posti.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sipas shkencës ka 3 mënyra për të shpëtuar nga ditët e këqija

Story i radhës

Juventusi rivalizon Milanin për shërbimet e Asensios

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë