(VIDEO) Qeveria e uritur, muajin e kaluar hëngri 11 milionë denarë ushqime!

April 4, 2022
1 minut lexim

VMRO-DPMNE me akuza të reja për Qeverinë. Sipas zëdhënësit Dimçe Arsovski, Qeveria ka harxhuar 11 milionë denarë për ushqime dhe lëngje në kohë krize, ndërsa thonë se po kursejnë. Para vetëm një muaji, siç shton më tej, ata ishin temë kryesore për harxhime të panevojshme dhe luks, ndërsa tani përsëri shihet se në kohën e krizës më të madhe botërore, harxhojnë miliona denarë për punë joproduktive.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta më 23 mars, ka nënshkruar marrëveshje për blerje të ujit, lëngjeve dhe çaja të pemëve, në vlerë prej 7 milion denarësh, më pas më 29 mars kanë nënshkruar marrëveshje për blerje të produkteve ushqimore dhe pije, në vlerë prej 3.8 milion denarësh”.

Kurse LSDM akuzat e tyre i komenton si defukusim të vëmendjes nga paaftësia e kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga kuadrot e VMRO-së. Thonë se derisa Qeveria e udhëhequr nga LSDM çdo denarë të dispnueshëm e harxhojnë për qytetarët dhe kompanitë, kryetarët e VMRO-s nuk heqin dorë nga blerja e telefonave dhe kompjuterëve të shtrenjtë dhe strehimin e kuadrove partiake në komuna.

LSDM

“VMRO-DPMNE shpik konstruksione për blerje të rregullt të mallrave për institucionet shtetërore, në tentim për defokusim të vëmendjes së opinionit nga papunësia dhe paaftësia e kryetarëve të komunave nga radhët e tyre”.

LSDM dhe VMRO vazhdimisht hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për harxhimin e parave të buxhetit, për siç kanë thënë ata, gjëra të panevojshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abramovich largon jahtin 550 milionë eurosh nga një port detar i Turqisë

Story i radhës

U sulmua brutalisht nga tifozët e Gjilanit, vjen reagimi nga Stivi Frashëri

Të fundit nga

MPB pajiset me automjete të reja

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në rrethin e ministrisë zyrtarisht ka vënë në funksion disa nga automjetet të blera për nevoja të njësive organizative të MPB-së dhe BSP. “Në
ShkoLartë