(VIDEO) Publikohen pamjet që tregojnë mbërritjen e terroristes në skenën e sulmit në Istanbul

min lexim

Autoritetet turke kanë publikuar një video që tregon si terroristja që kreu sulmin vdekjeprurës të së dielës në zemër të Istanbulit mbërriti dhe u largua nga vendngjarja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Policisë së Istanbulit publikoi pamjet e kamerave të sigurisë ku shihet autorja e sulmit terrorist, Ahlam Albashir, një grua siriane që vendosi eksplozivët, duke mbërritur në sheshin Taksim dhe duke u larguar pak para se të ndodhë shpërthimi.

Pamjet tregojnë se terroristja, e cila ditën e incidentit hyri në rrugën e frekuentuar ‘Istiklal’ nga sheshi Taksim në ora 15:17 sipas kohës lokale, ishte duke ecur në rrugë me një çantë të shpinës dhe një qese plastike në dorë.

Në video bie në sy se terroristja, e cila tentoi të fshehë pamjen e saj me shami dhe erdhi para një kafeneje në ora 15:29, u ul në stol në ora 15:30 përballë një dyqani ku ndodhi shpërthimi, me çantën dhe qesen e plastikës në dorë.

Momentet kur terroristja ka qenë duke ecur para një hoteli rreth orën 16:17 në sheshin Taksim gjithashtu janë regjistruar.

Në sulmin e të dielës u vranë gjashtë persona, përfshirë një fëmijë 9-vjeçar, si dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Autoritetet turke konfirmuan se sulmi në rrugën e frekuentuar ‘Istiklal’ është kryer nga organizata terroriste YPG/PKK.

Policia turke arrestoi autoren e sulmit derisa dhjetëra të dyshuar të tjerë po ashtu u ndaluan.

Policia tha se Albashir ka rrëfyer se ajo është trajnuar nga grupi terrorist YPG/PKK si operative e inteligjencës dhe ka hyrë ilegalisht në Türkiye nga Afrini i Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drejtori Rexhepi priti në takim delegacionin kosovar të kryesuar nga zëvendësministri Dobruna

Story i radhës

UT: Kongresi ndërkombëtar i shkencave humane, sociale dhe arteve

Të fundit nga