Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ish deputeti, Hisni Shaqiri promovoi librin e tij “Golgota e Shqiptarëve të Maqedonisë në vorbullën e ngjarjeve 1981-2021”. Gjatë këtij promovimi të pranishëm ishin figura të shquara të historisë shqiptare si dhe deputet nga Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Shaqiri në fjalimin e tij tha se përmbajtja e librit përfshin ngjarje të vërteta të cilat kanë ndodhur në historinë e viteve ‘80 e deri më sot. Ai tha se fjalët nuk do të mjaftonin edhe po të shkruante mbi 1.000 faqe, sepse nuk do ta plotësonin atë që ka nevojë populli në përgjithësi.
Hisni Shaqiri, ish-deputet
“Kur individi cenohet, e drejta dhe liria e individit për çështje politike është cenuar e drejta dhe liria e gjithë popullit. Por, kur individi i gëzohet jetës që i’a afron pushteti në dëmë të interesit kombëtarë, ajo është marrëzia më e madhe dhe turpi që nuk falet”
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i cili kujtoi kohërat e vështira gjatë viteve ‘80 që kaluan së bashku me Hisni Shaqirin. Ai nënvizoi se me këtë libër Shaqiri ka bërë një kontribut të mirë, sepse ka vulosur një periudhë e cila nuk duhet harruar.
Avni Dehari, deputet I Kosovës nga radhët e partisë Lëvizja Vetvendosje
“Hisniu përpos që ka bërë një kontribut të madh, ka dhënë një kontribut të madh me veprimtarinë e tijë politike, tash po jep kontribut edhe në shkrim me një libër mjaft voluminoz ka përfshirë ngjarjet e një peridhe jo të shkurtër kohore”
Publicisti Kim Mehmeti, theksoi se Hisni Shaqiri është nga të rrallët që të gjithë do ta kujtojnë si një njeri të shqur që ka bërë shumë për shqiptarinë.
Kim Mehmeti, publicist
“Hisniu është nga të rrallët të cilin të gjithë do e kujtojmë si njeri, nuk do e kujtojmë as si politikan, jo se nuk ka qenë politikan i mirë, por shkaku i asaj që ai ka arritur atë më të vlefshëm që mund ta arrijë njeriu, ka mbetur njeri”
Përmbajtja e librit “Golgota e Shqiptarëve të Maqedonisë”, i botuar nga Shtëpia Botuese Logos A, mbështetet në fakte dhe ka për bazë konceptimin e ngjarjeve politiko-historike si pjesë e proceseve në dy dekadat e fundit të shekullit XXI, si periudhë e ngjarjeve dramatike me ndryshime të rëndësishme historike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Linda Ebibi /SHENJA/