(VIDEO) Prej nesër shtrenjtohen çmimet e produkteve ushqimore

May 31, 2022
1 minut lexim

Sot është dita e fundit, që qytetarët produktet bazë do të mund t’i blejnë pa TVSH, pasi nga 1 qershori skadon masa e Qeverisë, për ngrirjen e çmimeve. Nga e mërkura pritet që të ketë rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore.

Nga VMRO-ja opozitare, njoftojnë se do të parashtrojnë propozim ligj, me të cilin produktet ushqimore deri në fund të vitit do të shiten pa TVSH dhe derivatet me 5% TVSH.

Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Ripërtrirje të Maqedonisë do të parashtroj Ligj, me të cilin produktet për ushqimin e njerërzve do të jenë të liruara nga TVSH-ja deri më 31 dhjetor 2022. Po ashtu, kërkojmë edhe që TVSH për lëndët djegëse të lëngshme të jetë 5% deri në fund të vitit”.

Kurse, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, thotë se me siguri kjo çështje do të diskutohet në seancën e sotme të Qeverisë.

Lupço Nikollovski, ministër i Ekonomisë

“Sot kemi seancë të Qeverisë, me siguri do të hapet edhe kjo temë, sepse është në interes të qytetarëve. Deri tani marzhat kanë qenë të kufizuara. Megjithatë, sot në seancë të Qeverisë, unë dhe ministrat tjerë do të kemi më shumë informacione dhe do ta njoftojmë opinionin”.

Vetëm me kthimin e taksës prej 5%, çmimi i vajit rritet për së paku 7 denarë, i miellit për 3, i bukës për 2. Nëse shtohen marzhat,  çmimet do të jenë edhe më të larta. Buka dhe brumërat nga 1 qershori do të shiten 5% më shtrenjtë. Nga 5 qershori njoftohet një rritje  prej 15 deri  në 20%.

Prodhuesit e qumështit  paralajmërojnë çmime më të larta. Qumështi  do të shitet së paku 3 denarë më shtrenjtë, vezët dhe orizi së paku 5 denarë.  Ndërkohë, e fundit është industria e mishit e cila njofton rritje 20% të çmimit të produkteve të mishit.

Vendimin  e fundit për lirimin e produkteve ushqimore bazë nga Tatimi i Vlerës së Shtuar  Qeveria e solli më 12 mars, i cili do të ishte në fuqi deri më 31 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tottenhami e bën zyrtare transferimin e Perisicit

Story i radhës

Publikohen pamje nga vija e parë e frontit/ Djali i ish ministres britanike krah për krah me ukrainasit kundër ushtrisë ruse

Të fundit nga

ShkoLartë